Javën që vjen nisin tolerimet për lirinë e lëvizjes por njëkohësisht hyjnë ne fuqi edhe ndryshimet në kodin penal për te gjitha ata që shkelin urdhrat e karantinimit.
Ne datën 4 maj zgjerohet harta e gjelbër me 18 bashki te tjera , ndërsa ne datën 8 maj hyjnë ne fuqi ashpërsimi i kodit ku parashikon edhe burg për ata qe shkelin urdhrat e karantinimit. Avokatët tregojnë se pavarësisht lehtësirave te deklaruara, qytetarët duhet të mbajnë parasysh këtë risi të kodit.
Duhet te kenë parasysh të gjithë qe lehtësimi i kushteve duhet te jetë i kontrolluar dhe në përputhje me çfarë urdhërojnë institucionet pasi parashikohet si kundravajtje në rast se nuk zbatohet urdhrat dhe janë gjobitur më herët me gjobë, për të gjithë këta qytetarë nëse konstatohen dhe janë subjekte qe rrezikojë nga gjobë deri 6 muaj burg.
Së paku 7 mijë shtetas shqiptarë janë gjobitur nga policia e shtetit për shkelje te fashave qe do të thotë ne rast se ata konstatohen ne shkelje te urdhrave te daljes nga shtëpia ata rrezikojnë hetim të menjëhershëm. Por rreziku më i madh është për subjektet tregtare. /tch/
/e.rr