Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mesditën e sotme punimet që po bëhen në Lungomaren e Vlorës.
Ai kërkoi që punimet të përfundojnë në qershor, duke thënë se “ Do bëhet plazhi me i bukur i Vlorës ky”, pasi do të ketë një plazh natyral buzë detit dhe një tjetër me rërë.
Po ashtu kreu i qeverisë dha edhe një sqarim për “benzinaton” që po ndërtohet në Lungomare.
“Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër!
Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt- skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores.
Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim.
Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit”, deklaron Kryeministri.
/a.r
Kur kryeminister hallemadhi nxjerr nga goja keto artikulime çpritet me nga ky sarkofag i gjalle i instalimit te krimit dhe nga establishmenti politik shqiptar? R I V D E K J E qe vjen nga konglomerati r I l I n d j e. Mallkuar nga vini,çfar lini dhe nga shkofshi!
Edi je qe je ,bej edhe nje benzinaje andej nga Uji i Ftohte se na duhet. I thuaj edhe arkitetit belg ta beje te bukur