Shqipëria U21 është mundur 4-0 nga Portugalia, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të eliminatoreve të europianit. Kuqezinjtë e Redi Jupit rezistuan deri në minutën e 43-të, kur pësuan golin e parë, nga Ricardo Horta.
Pas pushimit, mjaftuan dy minuta që Carlos Mané të dyfishonte shifrat, ndërsa më pas shënuan edhe Ruben Vezo (61’) e Gonçalo Paciencia (82’).
Shqipëria renditet e treta, e kapërcyer nga Greqia që mundi 5-0 Lihtenshtejnin, por më 16 nëntor kuqezinjtë do të ndeshen pikërisht me skuadrën e fundit të grupit, duke pasur mundësi të rikthehen pas Portugalisë në renditje.