Një familje në Fier rezultoi të kishte kthyer në laborator droge banesën e tyre në fshatin Mbrostar.
Bëhet fjalë për familjen Kapaj dhe saktësisht në pranga kanë përfunduar Qamile Kapaj, 48 vjeçe dhe i biri Angelo Kapaj 22 vjeç.
Në kërkim ndërkohë është kryefamiljari A. Kapaj dhe bashkëpuntori kosovar.
Gjatë operacionit “Laboratori”, Policia ka proceduar penalisht edhe 3 elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q, pasi shpërdoruan detyrën dhe lejuan lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e personit me A.Kapajt.
Ndërkohë, janë sekuestruar 312 fidanë kanabis, pajisje të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi.
g.kosovari