Bajram Tusha, 72-vjeç lindur e banues në Sarandë akuzohet për abuzim seksual me të mitur.
Prokuroria e Sarandës e ka vënë të moshuarin nën këtë akuzë, pasi Tusha ka kryer marrëdhënie seksuale në kohë të ndryshme me një 17 vjeçare.
Gjatë marrjes në pyetje të 72-vjeçarit mësohet se ai ka dhënë deklarata kontradiktore çfarë a bërë që hetuesit të dyshojnë në besueshmërinë e Tushës.
Hetuesit pasi e kanë marrë në pyetje, e kanë vendosur atë në të njëjtin ambient me vajzën, duke e vënë në përgjim. Gjatë bisedës me vajzën Tusha i kërkoi që të tërhiqte denoncimin.
Kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë edhe më tepër.
ABC News siguroi kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Sarandë për të lënë në burg Bajram Tushën.
Në këtë kërkesë janë depozituar edhe provat të cilat prokuroria ka siguruar si fakte që fajësojnë Tushën për krimin, por edhe persona të tjerë.
Pas dyshimeve të Prokurorisë, Tusha është vendosur nën përgjim.
Në një nga përgjimet, Tusha dëgjohet të flasë në telefon me një person tjetër i identifikuar si Malo Pirro.
Gjatë kësaj bisede, Tusha pranon abuzimin me 17 vjeçare.
I rëndë është fakti se Tusha pranon se ky episod ka ndodhur kohë më parë.
Përgjimi:
Malo Pirro: Hë mo?
Bajo Tusha: Ajde pak, të morën në pyetje?
Malo Pirro: eeeee…
Bajo Tusha: Co themi?
Malo Pirro: S’di gjë unë, se njo fare i thashë mo. Eeee une se njoh fare i thashe.
Bajo Tusha: Unë e hëngra…gabova..pranova gjithë fajin, i thashë vetëm një herë e kam fërkuar nga kofshët e vogla thashë, para ca vjetësh e më erdhi keq i thashë….Eee po ç’të thotë ajo pa nëpër shalë e fërkova…dhe unë se kam futur brenda i thashë…
Ditët e fundit kjo ngjarje ka qenë në fokus të mediave shqiptare.
17-vjeçarja ndërkohë ndodhet në Tiranë në një qendër rehabilitimi nën kujdesin e specialistëve dhe psikologëve.
Gjithashtu më poshtë keni regjistrimin që Fiks Fare publikoi para pak ditësh, ku vetë vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj dhe e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi.