Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka reaguar në rrjetet sociale pas prej dy ditësh qarkullon në rrjetet sociale një bisedë, komunikim në Whatsapp, sipas të cilës ai porosit të bëhet like në postimet e tij në Facebook.
Kjo sipas Bratajt është e pavërtetë dhe mesazhi është fake, i modifikuar.
“Nuk mund të tolerojë që një personazh si zoti Gent Strazimiri, personazh publik, politik, drejtues për vite të tëra në Shqipëri të kërkojë të më bëjë tag me një postim FAKE, por mbi të gjitha të bëjë edhe një koment kaq banal dhe denigrues!”, shkruan Brataj.
REAGIMI I PLOTE
Drejtuar personit: Z.Gent Strazimiri!!
Të sulmohesh nga pseudoprofesionistë ordinerë e dija, por nuk e pranoja dot. Pas tre viteve sulmi të pa ndërprerë të tyre, pas një durimi të tej zgjatur u mundova të ktheja një përgjigje.
Kjo ishte një përgjigje për të thënë se edhe në Shqipëri ka ardhur koha të ndahen e pastra nga e pista.
Dua si çdo qytetar shqiptar të ndalojë abuzimi, denigrimi, fallsifikimi dhe sulmi i çdo institucioni apo personi, i figurës, i familjes së tij i personit dhe shoqërisë shqiptare.
Nuk mund të tolerojë që një personazh si zoti Gent Strazimiri, personazh publik, politik, drejtues për vite të tëra në Shqipëri të kërkojë të më bëjë tag me një postim FAKE, por mbi të gjitha të bëjë edhe një koment kaq banal dhe denigrues!
Të gjithë miqtë, shokët, të njohurit dhe shumë persona që kam njohur në rrjetet sociale më këshillojnë: Doktor mos humb kohë, mos u mer me ta, nuk ja vlen, mos bjerë në nivelin e tyre e shumë thënie të tjera.
Ndoshta kanë të drejtë, por unë them se kemi tridhjet vjet që themi të njëjtën gjë, kemi tridhjet vjet që kemi hapur krahun, kemi tridhjetë vjet që shpresojmë, kemi tridhjet vjet që ngelëm me ëndrra!
Unë mendoj që nuk është më e pranueshme kjo këshillë! Qytetarë, puntorë, biznesmenë, profesionistë, drejtues, politikanë, apo çdo personi kushdo qoftë ai, duhet ti nxjerrim fytyrën e vërtetë pa mashtruar, pa abuzuar, pa denigruar, pa deformuar asgjë, vetëm me prova dhe fakte të vërteta.
UNË THEM STOP ZOTËRINJ. UNË THEM STOP zoti Strazimiri, unë nuk jam, ai që përshkruani ju, unë nuk jam nivieli juaj, unë nuk jam delenxhi, unë nuk vdes njerëz si ju, unë jam mjek dhe i shpëtoj nga ata vdekja!!
P.S: Deklaroj që komunikimi bashkëlidhur i Z. Strazimiri është FAKE NEWS!
Ju Z. Strazimiri jeni i bindur që komunikimi bashkëlidhur i Z. Brataj është i vërtet?