Ky është Komron Zukhurov, i arrestuar mbrëmjen e djeshme si pjesë e ISIS.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
I riu ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi rreth 2-3 muaj më parë dhe ka jetuar në Tiranë. Gjatë kesaj periudhe, rrinte në një shtepi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.
g.kosovari