Zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, mohon që në aktivitetet Call Center të ketë punonjës të infektuar.
“Nuk kemi raste pozitive deri më tani”, tha Dervishi, duke qetësuar kësisoj punonjësit e Call Center.
Lidhur me infektimet në fasoneri, ajo sqaroi se vatra është në Krujë.
“Nga hetimi epidemiologjik shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve”, tha Dervishi.
Pyetje-përgjigje
Sa ka shkuar numri i gazetarëve të prekur?
Nga raportimi i fundit nuk kemi ndryshime.
A ka të prekur në kompanitë call center dhe nëse po sa?
Nuk na rezulton të kemi raste pozitive
Ku janë fasoneritë me të prekur?
Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve.
g.kosovari