Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ndërprerë aktet e ekspertimeve, ekzaminimeve dhe konsultimet.
Mediat kanë publikuar përgjigjen e Mjekësisë Ligjore për kërkesat e bëra nga avokatët dhe gjykatat për ekspertiza mjekësore të të dënuarve.
Sipas Mjekësisë Ligjore, ky institucion nuk mund të bëjë asnjë akt ekspertimi, pasi spitali i burgut në QSUT është përshtatur në COVID për të dënuarit që janë infektuar.
Ndërprerja e ekspertimeve ndikon në vendimet e gjykatave. Shkresa mban datën e dytë ditëve më parë. /e.s/