Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka deklaruar gjatë udhëtimit në Shqipëri, Behgjet Pacolli nuk ka qenë në makinë me të.
Ai e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje një ndërmarrje kriminale dhe ka theksuar se tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.
Sipas Thaçit, Kurti dhe Xhelal Svelca, ministri i Brendshëm, po u bëjnë shantazh politikanëve në Kosovë.
“Që prej çlirimit të Kosovës dhe deri dje kur kam dalë dhe hyrë në kufitin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kam bërë procedurat e njëjta, si në 20 vitete fundit. Ndërsa për interesimin e Svelcas dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që është shndërruar, unë them që jam në shtëpi. Edhe sa u përket masave të tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëzit e politikës, që janë deputetë. Le të vijnë në shtëpi, bashkë me Albin Kurtin, dua të tregoj vendodhjen time. Nuk ka qenë Pacolli në veturë me mua, kjo është një shpifje tjetër, ordinere, një shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë”, u shpreh Thaçi për “RTV Dukagjini”.
Krijimi i qeverisë së re në Kosovë ka sjellë edhe debate të shumta. Mediet vendase kanë raportuar së fundmi se Hashim Thaçi ka bërë një vizitë në Tiranë.
Nuk dihet se cili ishte qëllimi i kësaj vizite, por çështja kryesore në Kosovë tani është krijimi i qeverisë. Ndërkohë edhe Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë, pasi qeveria e tij nuk e lejoji të futej në Kosovë, masë kjo marrë për COVD-19.
Vetëvendosja ka hedhur akuza ndaj Presidentit, pasi ka deklaruar se Pacolli ka qenë në makinën e Thaçit, teksa ky i fundit po kthehej për Kosovë, dhe sipas tyre deputeti ka hyrë në mënyrë të paligjshme në këtë shtet.