Një mjeke nga Wuhani në Kinë ka zbuluar se si ajo zbuloi se coronavirusi i ri, atëherë një i panjohur, mund të përhapet midis njerëzve qysh në dhjetor.
Sipas Daily Mail, Dr. Zhang Jixian, 54 vjeç, është konsideruar nga Kina si personi i parë që raportoi patogjenin tek autoritetet lokale.
Ajo dërgoi një raport urgjent në autoritetet shëndetësore të rrethit të saj më 27 dhjetor pasi pa tre pacientë – një çift të moshuar dhe djalin e tyre – të cilët vuanin nga e njëjta ‘pneumoni misterioze’.
Për krahasim, i ndjeri Dr. Li Wenliang, i cili është vlerësuar si ‘sinjalizuesi i coronavirusit’, ishte ndër të parët që paralajmëroi një sëmundje ‘si SARS-i’ në median sociale.
Ai postoi një mesazh në një bisedë në grup më 30 dhjetor dhe u ndëshkua nga policia për ‘përhapjen e lajmeve të rreme’. Ai vdiq nga sëmundja në 7 shkurt.
Sipas Daily Mail, Dr. Zhang u tha gazetarëve se punëtorët e CDC erdhën në spitalin e saj për të kryer hulumtime në të njëjtën ditë, duke e quajtur reagimin e tyre “shumë të shpejtë”.
Ajo shtoi se nuk priste që ngjitja të ndodhte kaq gjerësisht dhe kaq shpejt.
Sidoqoftë, ka dyshime që zyrtarët kinezë mund të kenë ditur për sëmundjen për javë të tëra përpara dërgimit të Dr Zhang.
Në një intervistë të kohëve të fundit, Dr. Zhang kujtoi se si ajo zbuloi sëmundjen ngjitëse të panjohur gati një muaj para se Wuhan, ish-epiqendra, të mbyllej.
Ajo i tha revistës shtetërore Outlook Weekly: “[Unë] zbulova transmetimin njeri në njeri në atë kohë, vetëm se nuk ishte shumë e qartë”.
“Për shembull në familjen e tre anëtarëve, djali nuk jeton me prindërit e tij. Ai u kthye për tu kujdesur për ata pasi u sëmurën dhe pastaj i çoi në spital…”.
“Familja kishte pothuajse të njëjtat simptoma, [prandaj unë isha] e sigurt se kishte një transmetim njeri-në-njeri”.
Ajo tha se familja nuk e kishte vizituar tregun tani famëkeq të Huananit, ku pandemia besohet të ketë filluar, përpara se të sëmuren.
“Unë isha e sigurt në atë kohë që ishte një lloj pneumonie virale, por nuk e dija se cili ishte virusi i saktë”, shtoi ajo.
Në ditët në vijim, mjeku dhe kolegët e saj pranuan të paktën katër pacientë të tjerë me simptoma të ngjashme.
Ajo menjëherë organizoi që ata të trajtoheshin në izolim dhe blenë pajisje mbrojtëse personale në internet që personeli përkatës të vishte, sipas një raporti të mëparshëm.
Dr. Zhang ka mbrojtur trajtimin e Pekinit në ditët e para të shpërthimit, duke pretenduar se ishte e drejtë për zyrtarët që të mos e informonin publikun në lidhje me infektivitetin e sëmundjes deri sa të kishte përfundime shkencore.
Ajo i tha transmetuesit shtetëror CGTN: “Unë mendoj se ka një proces prapa të kuptuarit të çdo gjëje, përfshirë një sëmundje. Kur gjërat nuk kuptohen plotësisht, nuk mund të thuash shumë”.
“Nëse unë do të isha një shkencëtar, si mund t’i tregoja publikut ndonjë gjë përpara se të përfundojë?”.
Dhe siç shkruan më tej Daily Mail, ekspertët kinezë konfirmuan transmetimin nga virusi nga njeriu në njeri me 20 janar – më shumë se tre javë pasi Dr. Zhang paralajmëroi zyrtarët.