Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se hyrja e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri në këtë kohë pandemie është një shembull i keq.
Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook ai i kërkon Thaçit që të bëjnë bashkë një debat në një televizon, ku thekson se Presidenti mund të marrë me vete edhe Behgjet Pacollin.
“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19.
Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.
Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, shprehet Albin Kurti. /e.s/