Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi sot se janë nënshkruar me Indinë kontrata me vletë nëntë miliardë sterlina, me rastin e vizitës në Londër të Kryeministrit Narendra Modi.
“Kontratat që do të nënshkruhen përfaqësojnë një shumë totale prej më shumë se nëntë miliardë sterlina”, njoftoi David Cameron gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij indian, që është në vizitë zyrtare tre ditore.
Kjo vizitë vjen në një moment që Britania e Madhe përpiqet të rrisë shkëmbimet e saj tregtare ndërkombëtare.
Në vitin 2010, David Cameron kishte premtuar se do të dyfishojë në pesë vite shkëmbimet me Indinë, fuqia ekonomike e nëntë në botë me një nivel rritjeje ekonomike prej 7,4 për qind, ose më e larta në vendet e G20.
ATSH