Ndonëse në luftë me armikun padukshëm, COVID 19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se edhe në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.
Ajo shton se aty ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment.
STATUSI I PLOTE
Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të #Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë ✅
Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës❗ /e.s/