Parlamenti do të votojë në seancën e sotme aktet e Qeverisë që sanksionojnë faljen e gjobave të vendosura pas shpalljes së Emergjencës Natyrore.
Sipas këtij vendimi, patentat e bllokuara dhe makinat e sekuestruara do të kthehen, po ashtu edhe paratë e paguara nga këmbësorët e gjobitur apo prej drejtuesve të automjeteve të ndëshkuar për shkeljen e rregullave.
Vendimi ka hyrë në fuqi dhe institucionet po përgatisin të dhënat për zbatimin e tij. Ndërsa do të duhet që parlamenti të votojë aktin normativ për të sanksionuar zbatimin e tij.
Pas datës 8 maj gjobat dhe ndëshkimet e rregullave të ndalim qarkullimit do të vendosen në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal. /e.s/