Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3.2 milionë, përkatësisht 3 221 029 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 228 252.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 61,669 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27,682 viktima, Spanja me 24 275, Franca me 24,087 dhe Britania me 26 097.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4 633.
Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 766 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1 001 968 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1.9 milion raste aktive që presin të shërohen.