Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 799.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme nga Covid-19 janë shëruar 17 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend rritet në 627.
Rastet pozitive të konfirmuara sot, janë nga 225 mostra të testuara.
Vitia shkruan në një status të tijin në Facebook:
“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”. /e.s/