Modelja e fitness-it Dorina Mema ka befasuar me deklaratën e saj duke thënë se për qenin e saj është e gatshme edhe të bëjë grabitje.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se qeni i saj “Boo”, është si një njeri për të dhe e mban gjatë gjithë kohës pas vetes.
E pyetur nga Bieta se sa ka qenë shuma më e madhe e parave e shpenzuar për “Boo-n”, Dorina u shpreh se 1500 euro ka shpenzuar për ta kuruar, pasi ishte sëmurë, ndërsa 800 euro i ka blerë një xhup në Bruksel.
E pyetur për udhëtimin më luksoz që ka bërë “Boo”, modelja u shpreh se ka qenë në Dhërmi.
Por thotë se i ka “premtuar” qenit se do të shkojnë bashkë në një ishull të Tajlandës.
“Unë e marr me vete kudo, e njohin të gjithë. Ky është një njeri. Është i dëgjuar shumë. Unë them se i është lutur zotit të më kishte në shtëpi dhe po kënaqet, e shijojnë pafund. Edhe prindërit tanë po kënaqen sepse ne puna na mban paska larg. E shumta që ka bërë bën nevojat. Shtyp ashensorin vetë dhe vet.
Për këtë qen grabis, u sëmur paguajta 1500 euro për ta kuruar. I kemi blerë një xhup 800 eruo në Bruksel.
Qenin nuk e kam marrë asnjëherë në avion. Vendi më luksoz Dhërmiu, edhe pse nuk lejoheshin qentë, unë e kam mbajtur. I kam premtuar qenit se do të shkojmë në një ishull pranë Tajlandës, por ndodhi kjo që ndodhi dhe i anuluam”, tha Dorina.