Kryeministri Rama ka sqaruar se kategoritë me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit janë berberët dhe klinikat dentare. Por do të rishikohet sërish vendimi javën e ardhshme.
Duke folur në një lidhje live në Facebook, Rama tha se tek berberët mjafton të ulet një person i infektuar në karrige dhe transmetohet tek të gjithë të tjerët.
”Më thuaj një vend në botë që ka hapur klinikat dentare. Me kë ekspert të këshillohem?
Berberët hyjnë tek rrezikshmëria më e lartë pasi mjafton që njëri me infeksion të ulet në karrige, berberi merr armikun dhe këtej i qeth dhe këtej i fut bombën.
Berberët do shohim javën e ardhshme dhe më 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh. Do jetë një zgjerim tërësi. Do lajmërojmë përpara që të përgatiten kush do hapen, çfarë protokollesh”, tha Rama.
/a.r