Koronavirusi merr 323 jetë në Itali në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.682.
Bëhet fjalë për një rënie shifrash, pasi një ditë më parë u regjistruan 382 viktima.
Ndërkohë në orët e fundit janë regjistruar 2.086 infektime të reja, teksa një ditë më parë u raportuan 2.091 raste.
Sakaq numri i të shëruarve në orët e fundit është rritur me 2.311 persona.
Në total në Itali numri i të infektuarve ka shkuar në 203.591, ndërsa i rasteve aktive aktualisht është 104.657 persona.
/a.r