Kreu i KED, Ardian Dvorani ka kërkuar shtyrjen e afatit 3 ditor për të dhënë të gjitha argumentet ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se KLGJ e vendosi këtë afat gjatë mbledhjes me 6 vota pro dhe 5 kundër por Dvorani pak para mbarimit të afatit i ka kërkuar shtyrjen.
Sipas gazetares, Dvorani nuk kishte kohë për të gjitha argumentet ligjore prandaj KLGJ në mbledhjen online do vendosë nëse do e pranojë këtë kërkesë apo do rishqyrtojë çështjen me themel.
/e.rr