Kurba nga Covid-19 në Spanjë vijon të jetë e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 325 të vdekur nga koornavirusi duke e çuar në 24 275 në total numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë.
Shifrat e fundit që vijnë prej andej tregojnë për një rritje të lehtë të numrit të numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë, ku ishin 301. Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 230 mijë, ndersa të shëruarit janë 123 903.
Plani i qeverisë spanjollë për zbutjen e kufizimeve do të shtrihet në 4 faza dhe parashikon një rikthim në normalitetin e ri nga fundi i qershorit . Ndërsa njoftoi strategjinë e re, kryeministri Pedro Sanchez tha rajonet do t’i lehtësojnë masat me ritme të ndryshme, në varësitë ecurisë së pandemisë.
Që prej 4 majin ku mbaron dhe lock down-i në Spanjë do të lejohen shëtitjet dhe aktivitetet sportive edhe larg shtëpisë. Në fazat e tjera do të bëhet rihapja graduale e dyqaneve, deri në rikthimin përfundimtar në atë që Sanchez e quan normalitet i ri, në fund të qershorit.
g.kosovari