NDAJE MENDJEN ALBIN!
Nga Astrit Patozi
Albin, nëse ke dërguar letër e nuk ta kanë kthyer, mos u anko për përgjigjen, sepse atë e ke marrë. Ndaj, ose mendohu të nisësh një letër tjetër, ose ndaje mendjen që kolonelit nuk ke pse t’i shkruash më.
Por mos na e trajto si dramë kombëtare, sepse nuk kemi humbur ndonje gjë të madhe në të dyja anët e kufirit.
Keshtu si kanë vajtur punët në këto nahitë tona, nuk fitojmë ndonjë gjë po t’i perziejmë llumrat e Shqipërisë dhe Kosovës edhe në këto kohë koronavirusi.