Zbardhet plagosja me armë zjarri e shënuar pasditen e sotme në Shkodër.
Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak për shkrepjen e armës është bërë një konflikt pronësie.
Gjithçka lidhur me një gurore në fshatin Zeus, për pronësinë dhe shfrytëzimin e saj, e pasuar me konflikte prej disa kohësh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10 të kësaj të marte, në afërsi të Urës së Bunës, ku u plagos armë zjarri pistoletë Gëzim Bici, rreth 50 vjeç, i cili ishte duke ecur.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes.
Bëhet fjalë për një shtetas me iniciale B.I., me banim në Shkodër, hetimet ndaj të cilit janë në vijim.
/a.r