E ndërsa deri tani ka kërkuar pa reshtur cdo ditë testimin masiv me tamponë të të gjithë qytetarëve nëse janë infektuar me COVID, sot ish-deputeti demokrat Endri Hasa kërkon gjithashtu testimin masiv serologjik.
“Dëgjojeni kllounin se si mashtron dhe sdi cfarë flet. Konfuzion dhe hatanë e ka bërë ai në trurin e tij të mbrapshtë duke predikuar se si do mbusheshin rrugët me 18.000 të vdekur nga mortja e shekullit.
Kllouni ti lërë shfaqet, të shtojë testimet dhe të lejojë menjëherë fillimin masiv të testimit të antitrupave për kuptuar më qartë gjendjen që të fillojë të çlirohen njerëzit nga mbylljet dhe hapjet e karantinës me Facebook” shkruan Teliti.
Por cfarë thotë ISHP-ja për këtë? Albana Fico u shpreh sot se testimet do të bëhen për grupe të caktuara, pra mjekët, policët, etj, por jo masivisht.
“Testet serologjike vijojnë në bazë të një kampionimi të gjerë për personelin në përfundim do u bëjmë me dije. Testet serologjike janë të rëndësishme për të kuptuar imunitetin ose gjendjen e kundërtrupave në popullatë, pa diskutim jemi të interesuar për situatën e popullatës dhe grupeve të caktuara” tha ai.
Kujtojmë se Hasa është ish-deputeti që sulmoi në Kuvend me vezë Edi Ramën.
/javanews/a.r