Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe janë shënuar të paktën 639 viktima nga virusi, ku në këtë mënyrë numri i të vdekurëve ka shkuar afro 22 mijë.
Por sipas “Daily Mail”, numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë 55 përqind më i lartë se sa tregojnë përditësimet ditore të Departamentit të Shëndetësisë, sepse ato nuk përfshijnë njerëz që vdesin jashtë spitaleve.
Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 ka shkuar në 21.749 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.
POr nëse e njëjta rritje me 54,6 përqind do të ishte aplikuar për numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuar sot kjo mund të nënkuptojë se numri i vërtetë i viktimave është më shumë si 33.600.
Krahasuar me një ditë më parë, sot vdekjetu dyfishuan. Pasi nga 360 pacientë që vdiqën dje nga Covid-19 ditën e sotme numri ka shkuar në 639.
Mes tyre në Angli janë regjistruar 546 vdekje, në Skoci 70 vdekje, ndërsa 17 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar shifrat e saj.
Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, të cilat japin një tablo të përjavshme se sa njerëz kanë vdekur jashtë spitaleve, regjistroi 3,096 vdekje në shtëpi të kujdesit gjatë javës nga 11 Prill deri në 17 Prill. Kjo ishte pothuajse e trefishtë sa ishte njoftuar një javë më parë.
Shumë prej atyre që vdesin jashtë spitaleve nuk janë testuar për koronavirusin ndërsa janë gjallë, domethënë këto të dhëna tregojnë se shpërthimi i Britanisë është shumë më i madh se sa duket. Disa nuk diagnostikohen kurrë zyrtarisht dhe vetëm dyshohet se kanë pasur sëmundje.
Kështu që shumë njerëz po vdesin nga virusi nga 11 deri në 17 Prill, ishte më vdekjeprurja për Anglinë dhe Uellsin që kur filluan regjistrimet.
Katër nga çdo 10 personat që vdiqën në atë javë u infektuan me koronavirus.
Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se gjysma e vdekjeve të COVID-19 që po ndodhin në Evropë po ndodhin në shtëpi pleqsh dhe numërimi i Mbretërisë së Bashkuar po rritet shpejt.
Zyrtarët britanikë janë përballur me kritika të mëdha për të mos ofruar mbështetje të mjaftueshme për sektorin dhe shkencëtari kryesor Sir Patrick Vallance tha që ata ishin paralajmëruar ‘shumë herët’. / Javanews
g.kosovari