Argjentina ka vendosur të mbyllë përfundimisht kampionatin, duke i dhënë kështu fund sezonit aktual.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv dhe është vendosur që sezonit aktual t’i jepet fund deri në këtë fazë ku kishte shkuar.
Presidenti i Federatës, Klaudio Tapia e njoftoi këtë që ditën e djeshme, teksa sot është konfirmuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv. Gjithashtu është vendosur që për dy sezonet e ardhshme të mos ketë asnjë rënie nga kategoria.
Duke ditur që sezoni në Argjentinë nuk nis si në Europë, por në janar, do të thotë se futbolli në këtë vend do të rinisë në fillim të vitit 2021.
g.kosovari