Gazetari Elton Qyno është shprehur se ka persona me Covid-19 edhe në burgun e Reçit. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno tha se në bazë të burimeve nga drejtoria e Burgjeve, dyshohet se në burgun e Reçit janë infektuar disa të dënuar.
Ai shtoi më tej, se personi që e ka përhapur koronavirusin në këtë burg është një gardian nga Shkodra.
“Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat. Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313-ta qelitë e përcaktuara për izolimin nga “41 bis’- u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut,”– tha Elton Qyno.
g.kosovari