Një sherr për motive ende të paqarta duket se është bërë shkak që dy aktorët e njohur shqiptarë Ledio Lako dhe Gent Hazizi të konfrontohen me njëri-tjetrin në rrugën e njohur si “Ish-Ekspozita”.
Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Ndërkaq, policia ka ndërhyrë për të ndalur sherrin dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia. /e.s/