Rreth 8,000 refugjatë kanë arritur në qendrën e pranimit në Preshevë në jug të Serbisë nga Miratovci në kufi me Maqedoninë në 48 orët e fundit. Shifrat i ka konfirmuar koordinatori i Zyrës për të Rinjtë në Preshevë, Valon Arifi. Të alarmuar me faktin se Serbia do të vendos mure kufitare në kufirin me Greqinë, refugjatët janë duke ardhur me nguti drejt Evropës me trena, autobusë, vetura dhe taksi, i ka thënë Arifi “Tanjug”-ut.
Ai ka theksuar se rreth 10,000 refugjatë kanë kaluar nëpër Miratovc dhe janë regjistruar atje gjatë 24 orëve të fundit pas protestave në Greqia.