Adi Zhupa, një prej fotografëve më të njohur në Elbasan, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ditën e sotme.
Mësohet se Zhupa, një ndër fotografët e parë të qytetit që pas viteve 90′, u rrëzua aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë,ku ishte ngjitur për të prerë disa degë që e pengonin në dritaren e banesës, ndërsa rënia rezultoi fatale për të.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Fotografi i ndjerë Adi Zhupa
g.kosovari