Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi krimit ku u ekzekutuan dy vëllezërit në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia. Siç shihet, plumbat nuk kanë kursyer as makina luksoze të parkuara pranë vendit ku qëdnronte “Golfi” i viktimave.
Makina të ndryshme të llojit “Range Rover”, “Benz”, dhe “Bmw” janë shpuar nga plumbat që u morën jetën dy vëllezërve Haxhia.
Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.
Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.
40 persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.
g.kosovari