Çështja penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për më datë 13 maj, pasi Akti Normativ nuk e ka cilësuar një çështje urgjente për t’u shqyrtuar gjatë periudhës së Fatkeqësisë Natyrore për shkak të pandemisë Covid-19.
Sipas vendimit, që cështja të niste duhej po ashtu të ishin të pranishme të gjitha palët në proces.
Kurse, avokatët e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Cela kanë kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të çështjes së tij, Albana Broksi, Nertina Kosova, Nure Dreni, për arsye se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.
Çështja e Çelës është shqyrtuar me kërkesat e grupit të “Habilajve”. Ndërkohë, mëse kjo treshe gjyqtarësh duhet të ndërhyjë KLGJ për të caktuar gjyqtarë të tjerë.
Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ish drejtori i policisë, në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ndërkohë, avokatët e Çeklës e kanë apeluar vendimin e dhënë asokohe nga gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet vendimi në Apel edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në seancë do jetë i pranishëm avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa ish ministri nuk do të jetë i pranishëm. Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet shërbim prove. /e.s/