Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pasditja dhe kryesisht mbrëmja zhvillojnë vranësirat në vend, ndërsa reshje të pakta priten vetëm gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 6°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Europa Qendrore dhe ajo Perëndimore paraqiten në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve afat-shkurtër të shiut. Po ashtu dhe lindja e kontinetit mbete më mot të paqëndrueshëm. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Veriore dhe Brigjet e Egjeut. /e.s/