Prej disa ditësh kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë hapur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përplasjet janë pikërisht për thirrjet e këtij të fundit për protesta.
Për këtë u pyet mbrëmjen e sotme në studion e Syri Tv kryedemokrati, por duket se po vazhdon ta thellojë këtë përplasje me Berishën.
Ai tha se PD nuk do t’i shfrytëzojë qytetarët në këtë moment.
“PD është panë njerëzve ata që kanë dalë kanë mbështetjen tonë. Unë dua të ndaj dy gjëra.
PD nuk ka ndërmend të shfrytëzojë shqiptarët në këtë moment, por ka detyrë t’i thërrasë, t’i nxisë, t’i dëgjojë”, deklaroi Basha.