Puna për riparimin e katedrales së Notre Dame, të dëmtuar keqazi, rifilloi sot, pasi ajo ishte pezulluar për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
”Rindërtimi filloi siç ishte planifikuar, të hënën”, sipas ”Etablissement Public”, organit përgjegjës francez.
“Mos prisni që 150 punonjës të jenë duke punuar brenda katedrales”, i tha transmetuesit BFMTV drejtori i Notre Dame, Patrick Chauvet.
”Përkundrazi, vetëm një ekip i vogël arkitektësh dhe zyrtarësh do të lejohen. Ata duhet të përgatisin kthimin e punonjësve”, theksoi ai.
Riparimet e katedrales, që u dëmtua shumë nga një zjarr i madh më shumë se një vit më parë, u pezulluan në mes të marsit.
Pas zjarrit, presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se katedralja do të rindërtohej brenda pesë viteve, një premtim që ai riafirmoi më 1 janar. BW