Dy vëllezër me origjinë gjetën vdekjen nga një atentat pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Viktimat janë identifikuar si Viktor Haxhia, me profesion avokat dhe Besmir Haxhia, biznesmen.
Autorët e krimit dyshohet se i kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash në vendin e quajtur “tregu i makinave”.
Pistat ku po dyshon policia lidhen me Besmir Haxhian, i cili është biznesmen.
Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një borxhi apo ndonjë konflikt në biznes pasi ishte pronar i një kompanie karrotrecësh.
/a.r