Në burgun 302 ka dyshime se ka të burgosur me COVID- 19 dhe janë testuar 12 persona në sektorin numër dy në katin e dytë që dhe janë izoluar.
Mësohet se disa prej të paraburgosurve kanë shfaqur simptoma prandaj kanë lindur dyshimet nga autoritetet.
Sipas Balkanweb, dy mënyrat me të cilat mund të ketë hyrë COVID-19 në burgun 302 janë se disa prej të paraburgosurve kanë ndjekur disa seanca kohët e fundit për në Gjykata, por disa të tjerë janë të ardhur nga burgu 313 aty ku deri tani janë 17 të burgosur të infektuar, njëri në spital pasi është i moshuar me diabet si dhe një punonjës policie i cili po e kalon në shtëpi.
g.kosovari