131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar prej 12 marsit brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit tanë.
Emocionuese janë historitë e tyre sjellë në këtë video më poshtë, publikuar nga kryeministri Edi Rama. Njëra prej punonjëseve tregon se gjatë kohës që ajo ishte në karantinë, i humbi jetën vjehrri në sy të fëmijëve.
“Ata janë trembur shumë se nuk kishin parë kurrë, por kjo dhimbje ju kthye në forcë duke më dhënë dhe mua më shumë forcë, më thanë që kujdesu për ata gjyshër atje, duhesh më shumë për ta tani”, tregon punonjësja e shtëpisë së të moshuarve.
Ndërsa një tjetër grua është emocionuar teksa një vajzë, që duhet të jetë e bija i drejtohet me fjalët “pres me padurim që të kthehesh në shtëpi e të puth me mall”.
“Hajde flisni Shqipëria kështu e Shqipëria ashtu, po Shqipëria është thjesht SUPER❤️”, shkruan Rama ndër të tjera.
g.kosovari