Dy persona janë gjetur të pajetë në Lezhë ndërsa dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri.
Lajmi konfirmohet nga burime për mediat ndërsa ato janë konstatuar pasditen e së hënës.
Ngjarja ka ndodhur në Lalm të Vjetër. Personat që kanë ndërruar jetë janë Prengë Simoni dhe Kolë Murrani rreth 60 vjeç.
Lezhë/Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
/a.r