Përgjigja e Brukselit ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 ka qenë vërtet patetike, shkruante Philippe Legrain në Project Syndicate (Pragë).
Virusi ka zbuluar “ndarjet dhe paragjykimet” e BE-së. Ne kemi patur pritshmëri nga kombe të pasura, si Holanda dhe Gjermania, që të mendonin idenë e marrjes së borxhit të përbashkët (të ashtuquajturat “coronabonds”) nga kombet jugore të goditura si Italia dhe Spanja. Kur Italia u lut për ndihmë në kulmin e shpërthimit të saj, edhe Kina ndihmoi përpara BE-së: Franca dhe Gjermania në të vërtetë ndaluan eksportin e pajisjeve mjekësore të nevojshme. Tani, pas disa javë grindjesh, liderët e BE-së më në fund kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi prej 500 miliard. Por është “jashtëzakonisht e pamjaftueshme”.
Dhe falë zotit për këtë, shkruante Filipp Piatov në Bild (Berlin). Tani që ideja “e frikshme” e coronabond-it është hedhur poshtë, ne gjermanët mund të kemi një lehtësim sepse ne nuk do të jemi përgjegjës për borxhet e kombeve të tjera. Edhe kështu siç është, kushtet e kësaj pakete janë të paqarta. Ne kemi thënë se vendet me borxh të madh si Greqia dhe Italia ende mund të marrin miliarda për të luftuar pasojat “direkte ose indirekte” të koronavirusit, por ku mund të përfundojë kjo?
A do të duhet të shpëtohet nga taksapaguesit gjermanë një biznes si Alitalia – linja ajrore italiane që “u sëmur” shumë kohë para kësaj krize? – shkruante komediani hollandez, Arjen Lubach: “Nëse shtëpia juaj është në zjarr, unë do të doja t’ju ndihmoja të dilnit – por nuk do ta doja hipotekën tuaj”. Sidoqoftë, atij mund t’i duhet ta marrë: është çështje kohe përpara se coronabond të kthehet në tryezë.
Gjermanët dhe hollandezët duhet të kenë kujdes, shkruante Sylvie Kauffmann në Le Monde (Paris). Nëse ekonomitë e mëdha të BE-së, si Italia dhe Franca, lihen të luftojnë peshën e borxhit në panik, blloku në tërësi do të vuajë dhe ngritja e tij do të vihet në dyshim.
E cila është arsyeja pse virusi mund të rezultojë një e mirë për të djathtën, shkruante Emily Schultheis në Foreign Policy (Uashington). Tashmë ajo u ka dhënë udhëheqësve të saj ato që kanë dashur gjithmonë – kufijtë e mbyllur, prioritizimin e nevojave kombëtare.
Dhe megjithëse ekstremi i djathtë ka rënë në sondazhe, mbështetja për populisten Alternativa për Gjermaninë është në shifra të ulta, por”mungesa tronditëse e solidaritetit evropian” do të jetë një shkop me të cilin do të godasin kundërshtarët e tyre, kur kriza të mbarojë. / Bota.al
g.kosovari