Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerkun që dyshohet se dhunoi barbarisht fëmijën 3 vjeç të partneres së tij, duke i thyer 3 brinjë. Në sallën e gjyqit ai ka mohuar ngjarjen, pasi është shprehur se djali është rrëzuarnga krevati.
Ndërkohë 3-vjeçari u ka pohuar psikologëve se është rrahur nga njerku. 3-vjeçari ndodhet tek spitali i Traumës, me faktura në trup, jashtë rrezikut..
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku një grua denoncoi dhunën në rrjetet sociale, ku prendoi se gruaja e të vëllait Alba Kapaj Hoxha, bashkë me të dashurin e saj, Alfred Kazanxhi, i kanë dhunuar nipin 3-vjeçar (djalin e Albës). Menjëherë pas publikimit të rastit u arrestua 35-vjeçari.
“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte I ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet I shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, I hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital,”– ka dëshmuar 35-vjeçari.
Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu ka deklaruar se është i martuar me letra me një tjetër grua.
Vetë Hoxha, nëna e fëmijës ka treguar në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregon se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.
“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte,”– mësohet të jetë shprehur Alba.
g.kosovari
Te arrestohet dhe nëna e femijes ajo gorja qe e katandis fmijen e vet ashtu.
Ne burg dhe kjo plehra me emrin nënë