Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të Covid-19, masat e marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit, paketa financiare për t’iu ardhur në ndihëm bizneseve dhe qytetarëve në nevojë, raportet mazhorancë-opozitë dhe ndryshimet në Kodin Penal.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Shehi u shpreh se masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk janë të duhura dhe që sipas tij, janë tejet minimale që nuk po japin rezultat.
Sa i takon ëndrrës së kahershme të opozitës joparlamentare për të pasur zgjedhje të parakohshme, kreu i LZHK theksoi se Covid-19 prishi planet, pasi sipas tij, është e vështirë që këtë vit vendi të shkojë në zgjedhje.
Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat kaluan në Kuvend sipas propozimeve të Presidentit Ilir Meta, ish-deputeti Shehi shprehu bindjen se ato janë antiligjore dhe antikushtetuese. /e.s/