Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TemA TV, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë do përdoret.
“Skema e mjekimit që aplikojmë është në varësi të gravitetit, të moshës dhe sëmundjeve shoqëruese. Janë disa skema mjekimi. Baza e trajtimit është ajo me hidroksiklorokinë, azitromicinë, oksigjenoterapia, antikolagulantët ose holluesit e gjakut. Sipas rastit, edhe antibiotikët. Krahas hidroksiklorikinës, që është hë për hë skema bazë, kemi edhe antiviralë të tjerë si Kaletra ose Tamivir. Skemat e mjekimit janë të ndryshme në varësi të sëmundjes”, tha Pipero. /e.s/