Nga Mero Baze
Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke i dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.
Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzojë një lëvizje kundër masave të izolimit, duke i quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.
Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk i duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protestë kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dalë në rrugë.
Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyjë në debat me Berishën për këtë gjë.
Por një lëshim i duhet bërë.
Për ta kuptuar të gjithë, në radhë të parë të vetët, se sa hipokrit është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.
Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heqë maskën, të heqë dorezat e të dalë gjithë ditën rrugëve.
Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.
Nuk është mirë ta arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.
Lereni të bredhë disa ditë rrugëve, të sillet si njeri i lirë, dhe ta heqë këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën. Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve
Vetë mbyllet, ose tek vila në Lalëz, ose tek apartamenti në Tiranë, dhe nuk del në rrugë. Vetë e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka, t’i krijohen probleme.
Por mënyra dhe këmbëngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vetë karantinën, por ua kërkon të tjerëve.
Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si i çmendur, nëse do.
Por në fakt, ai nuk do. Ai thjesht do të frymëzojë një lëvizje idjotësh, me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vetë duket se e di mirë, që Zoti nuk është si drejtësia shqiptare, që bën dhe pazare politike.
Berisha thefte qafen dhe jo karantinen