Ne nje informacion te shkurter te pregatitur nga Dr. Vasil Llajo pak dite me pare, ai pershkruante rolin e antikorpeve IgG ne detektimin e kontaktit te kaluar ,”a past contact” me virusin SARS CoV-2.
Ky detektim, nga 2-4 jave pas infeksionit, behet duke perdorur metoden Anti-SARS CoV-2 ELISA IgG .
Sot, Dr. Llajo nga laboratori “Intermedica” sjell informacionin e meposhtem qe verteton se:
Metodat per diagnozen e Coronavirus SARS CoV-2 ( COVID-19 quhet semundja) jane:
1.Metoda e Biologjise Molekulare , ose me PCR ,me materjal te marre me tampon nga fyti. Kjo detekton direkt prezencen e virusit ne organizem.Kjo eshte metoda me e mire per diagnoze . Quhet Golden Standard.
Behet vetem te personat simptomatik, qe kane shenja klinike . JO ne asimptomatik, qe nuk kane shenja klinike.
2. Metoda e Serologjise:
me materjal qe eshte gjaku , tregon reagimin imunitar te organizmit ndaj virusit. Pra , nqs te ka prekur virusi.Nuk detekton prezencen e virusit ne organizem.
Tregon prezencen e antikorpeve IgA , IgM dhe IgG ne organizem .
Vete kjo metode ka 3 metoda : 1/ Elisa
2/ Chemiluminisence
Keto te dyja behen vetem ne laboratore.
3/ Imunokromatografi ( testet e shpejta).Mund te behen dhe nga vete individi, me nje pike gjaku.Mund te shiten dhe ne farmaci.Nuk duhet te behen ne asnje laborator.Kane shume falls negativitet dhe pozitivitet.
Per dy metodat e para 1&2 bejne IgA,IgM,IgG.
Duhet bere vetem IgG.
Sensibiliteti i IgM eshte 48% dhe ne rastet e konfirmuara me PCR eshte 60% per Coronavirus SARS CoV-2.
IgG eshte ajo qe tregon nqs e ka kaluar dikush semundjen COVID -19 dhe ka krijuar imunitet.Me metoden Elisa qe eshte metoda me e mire:Sensibiliteti i IgG ne persona me mbi 10 dite nga fillimi i simptomave eshte 80%, kurse Specificiteti eshte 83.5 – 97.5 % per Coronavirus SARS CoV-2.
Pra” Passaporta Shendetesore”.”
Me kete info te sotme dua te ritheksoj vleren e detektimit te anikorpeve IgG ne praktiken e perditeshme laboratorike.Sipas te dhenave te fundit dhe njoftimin nga kompania gjermane EUROIMMUN , produkti i saj IgG ka specificitet 99% , ne saj te perdorimit te “ the spike protein domain S1”.
Kombinimi IgA+IgG ka sensibilitet 100%.
Si per te plotesuar kete “public puzzles” dhe te rjeshtohet ne krah te kompanise gjermane EUROIMMUN , vjen njoftimi nga Italia per futjen nga sot deri ne fund te muajit Maj ( “a partire da oggi, conta di distribuire in Italia 4 milioni test entro la fine di maggio”) te 4 miljon testeve serologjike laboratorike per detektimin e antikorpeve IgG, nga kompania Abbott (me nje specificitet dhe sensibilitet 99% ne personat mbi 14 dite nga fillimi i simptomave).
https://www.ilmessaggero.it/salute/prevenzione/coronavirus_test_sierologici_come_funzionano_abbott-5193527.html
Pra, ky njoftim nga Italia , vjen si “ Ratifikim “ per infon time te dt.23/4/20 per rolin e antikorpeve IgG ,si dhe nje provokim per rishikimin nga opinioni shkencor i specialisteve tane i kohes kur duhet filluar testimi dhe ne cilat kushte duhet bere.
Me respekt,
Dr. Vasil Llajo
Laboratori INTERMEDICA.