Një person në Kosovë ka ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga komuna e Gjilanit.
Sipas mjekëve, i ndjeri ka patur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Mësohet se 44-vjeçari ka qenë duke u trajtuar prej rreth 8 ditësh në Klinikën Infektive në Kosovë.
Pas vdekjes së sotme, shkon në 21 numri total i jetëve të humbura në Kosovë, nga Covid-19.