Kryeministri britanik, Boris Jonson është shëruar totalisht nga koronavirusi dhe është gati të kthehet në krye të detyrës.
Ai do të kthehet me kohë të plotë në krye të qeverisë britanike ditën e hënë më 27 prill kanë bërë me dije burimet e Doëning Street.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka lënë spitalin ku qëndroi një javë më 12 prill.
Ai u ka thënë kolegëve të kabinetit se ai “është shumë i entuziazmuar për të shkuar në zyrë”. Johnson do të marrë sërish nën kontroll qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab. Kreu i qeverisë britanike u trajtua në spitalin St Thomas ‘në jug të Londrës.
Johnson ka dalë pozitiv në testin e Covid-19, më datë 27 mars, por vazhdoi të punojë, edhe ndërsa ishte në izolim. Më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtua në spital.
Ai qëndroi 3 net në terapi intensive por fatmirësisht u shërua dhe më 12 prill la spitalin. Ai gjatë kësaj kohe ka qednruar ne shtëpi duke u repuperuar. Kujtojmë që deri tani Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 20 000 vdekje nga COVID-19.
/a.r