Qyteti kinez i Wuhanit, aty ku filloi pandemia e koronavirusit duket se po shërohet tërësisht pasi nga përditësimet e orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Këtë e konfirmoi një zyrtar shëndeti në një konferencë për gazetarët të dielën duke deklaruar se Kina ka përdorur metoda të ndryshme trajtimi për pacientët.
Sipas Reuters, zëdhënësi i Komisionit të Shëndetit, Mi Feng tha:
“Lajmet e fundit janë se më 26 prill, numri i pacientëve të rinj me koronavirus në Wuhan ishte zero, falë përpjekjeve të stafit mjekësor në Wuhan dhe në vend”.
Wuhani ka raportuar 46,452 raste me koronavirus, të cilat janë 56% e shifrës totale në Kinë.
/a.r