Dy persona, të shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur në zonën e Tushemishtit kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit.
Ata janë identifikuar si J. P., 26 vjeç dhe A.P., 15 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim kushëriri i të miturit, i identifikuar si A.P., 38 vjeç.
Sipas uniformave blu, 26-vjeçari dhe 38-vjeçari kanë thyer masën e sigurisë dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë.
Shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë.
Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.
/a.r